Aplikacion
Pas suksesit 2-1 ndaj Lituanisë, Shqipëria U-19 për vajza triumfon edhe ndaj Qipros 2-1 në stadiumin “Wil”, të Zvicrës, duke marrë kështu tre pikët e radhës në grupin B1.
Shqipëria kaloi shumë shpejt në avantazh, me një gol të realizuar nga Klesta Ago që në minutën e 6-të të takimit.
Sulmuesja kuqezi godet topin në mënyrë perfekte nga jashtë zone, duke mos i lënë asnjë mundësi portieres qipriote për ta pritur dhe duke dërguar shifrat në 1-0 për vajzat kuqezi.
Pak minuta më vonë, Xhesika Ndoj provon të asistojë për Borcin, por portierja kundërshtare grushton, duke i mohuar golin e dytë Shqipërisë.
Kuqezezat nuk ndalen me kaq, por krijojnë shumë raste të tjera, me Kodrën, Agon, Cokën, por mungoi vetëm finalizimi.
Edhe Era Methoxha provoi mundësinë e saj në minutën e 41-të, por topi përfundon në duart e portieres dhe pjesa e parë mbyllet nën epërsinë 1-0 për Shqipërinë.
Vajzat kuqezi kërkojnë të dyfishojnë rezultatin në pjesën e dytë dhe golin e gjen sulmuesja Klaudia Borci, me një super goditje të bukur po nga jashtë zone.
Pak para fundit, qipriotet ngushtojnë rezultatin në 2-1. Trajneri bën edhe një zëvendësime tjetër në skuadër, duke hedhur në fushë Torin për Angela Nikën.
Ndeshja mbyllet me rezultatin 2-1 për Shqipërinë, me vajzat kuqezi që renditen në vendin e dytë të grupit B1, me 6 pikë, po aq sa Zvicra. Në ndeshjen tjetër të grupit, zvicerianet fituan 17-0 ndaj Lituanisë.
Ndeshja e tretë e Shqipërisë U-19 për vajza ndaj Zvicrës do të luhet të martën, po në stadiumin ‘Wil’.
Trajneri i ekipit kombëtar U-19, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amelia Mone (GK), Rigersa Tori, Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (c), Alesja Çinaj, Era Methoxha, Klesta Ago, Jehona Coka dhe Klaudia Borci. /zoom.al/