zoom

Aktualitet

Shqipëria shpall Iranin sponsor të terrorizmit, Izraeli përshëndet vendimin

Shqipëria shpall Iranin sponsor të terrorizmit, Izraeli përshëndet vendimin

Shqipëria miratoi një rezolutë këtë të martë që e cilëson Iranin si shtet që mbështet terrorizmin. Rezoluta u miratua në Kuvend me 79 vota pro.

Pas këtij zhvillimi, ka ardhur edhe reagimi nga Izraeli. Ministri i Jashtëm i Gideon Sa’ar ka përshëndetur publikisht këtë vendim përmes një postimi në rrjetin social X.

Sipas Sa’ar, ky veprim tregon një qasje të fortë morale dhe të vendosur të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se lufta kundër terrorizmit në të gjitha format e tij mbetet një nga sfidat më të mëdha për vendet demokratike dhe se vendimi i Tiranës përbën një sinjal të qartë për angazhimin e saj në këtë drejtim.

“E vlerësoj kryeministrin shqiptar @ediramaal dhe Kuvendit të Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.”, shkruan ministri i Jashtëm i Izralit, Gideon Sa’ar./ Zoom.al

Postime të lidhura