Aplikacion
Në vitin 2021, shifrat e fundit të disponueshme, Shqipëria kishte 36.6% të të punësuarve në informalitet. Nga 2019-a, norma është në rënie, por nga 2020-a në rritje. Këto janë shifrat më të larta në matjet që Instituti krahason me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të të rinjve joaktivë, as në punë dhe as në shkollë, ndër të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kosova, në vitin 2021, regjistroi 32.1% të të rinjve në total jashtë sistemit arsimor dhe tregut të punës.
Për Shqipërinë, kjo shifër është 24%.
Për të gjitha shtetet në rajon, Instituti i Vjenës thekson se ka ende një hendek të madh gjinor në tregun e punës, informalitet të lartë, paga të ulëta dhe nivele të larta varfërie tek ata që punojnë. Studimi thekson se emigrimi masiv shkakton një tkurrje të vazhdueshme të fuqisë punëtore.