zoom

Aktualitet

Shpërthim në Shkodër, humb jetën një person

Shpërthim në Shkodër, humb jetën një person

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Shkodër, ku një person humbi jetën si pasojë e një shpërthimi, në zonën e Perashit.

Sipas policisë, viktimë mbeti një 55-vjeçar.

Ai humbi jetën në spitalin e Shkodrës sepse në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë”, tha policia./ Zoom.al

Postime të lidhura