Aplikacion
Një sasi lënde plasëse është hedhur gjatë orëve të para të mëngjesit në një automjet të parkuar në oborrin e një banese në zonën e Selitës së Vogël, në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, ndërsa mjeti rezulton në pronësi të një 39-vjeçariT Dritan Jano. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar./Zoom.al

