zoom

Aktualitet

FOTO/ Kush është 67-vjeçari që humbi jetën nga shpërthimi në Shkodër

FOTO/ Kush është 67-vjeçari që humbi jetën nga shpërthimi në Shkodër

Personi që humbi jetën si pasojë e shpërthimit të ndodhur një ditë më parë në Shkodër është identifikuar si Hysni Ymeri, 67 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin ku ai banonte, ku një shpërthim i fuqishëm i mori jetën në rrethana ende të paqarta.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa deri më tani mbeten të hapura disa pista. Sipas burimeve zyrtare, po hetohet nëse shpërthimi ka ardhur si pasojë e përdorimit të një lënde eksplozive, e aktivizuar në distancë, apo nëse bëhet fjalë për një defekt teknik në panelin e matësve të energjisë elektrike.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një version përfundimtar mbi dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë, raportimet tregojnë se viktima ishte vëllai i një personi të dënuar për një vrasje të ndodhur vite më parë në Shkodër, çka ka shtuar dyshimet se shpërthimi mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe i lidhur me motive hakmarrjeje./ Zoom.al

Postime të lidhura