Aplikacion
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e fundit Krujën, ku objektiv ka qenë një automjet tip “Fiat”. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas hetimeve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e kofanos së automjetit. Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie nga zona, ku dyshohet se është fiksuar autori i ngjarjes.
Nga pamjet, mësohet se personi ka vendosur lëndën plasëse dhe më pas është larguar në këmbë. Ai dyshohet se ka mbajtur veshur veshje të errëta për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.
Pronari i automjetit, Dervish Guni, ka deklaruar para policisë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se nuk ka dijeni për arsyet apo autorët e ngjarjes.
Megjithatë, grupi hetimor po verifikon një pistë që lidhet me një konflikt të mundshëm pronësie. Sasia e lëndës plasëse dyshohet të ketë qenë e vogël, ndërsa vendosja në pjesën e përparme të automjetit po hetohet si një mesazh paralajmërues nga autori.