Aplikacion
Kukësi mposhti me shifrat 1-0 Vllazninë, edhe pse për 45 minuta luajti me 10 lojtarë në fushën e lojës.
Me këtë sukses verilindorët u ngjitën në kuotën e 13 pikëve, duke vazhduar serinë e rezultateve pozitive.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, shpëtheu në kritika kundër ekipit të tij.
“Krijuam gati 10 raste. Kur humbet kaq raste humbet edhe besimi te individi. Të krijosh kaq raste në një fushë si kjo është tepër. Por nga ana tjetër është e papranueshme që të humbasim kaq shumë. Unë marr përgjegjësitë e mia, por detyra ime është ta çoj ekipin deri te porta, topin në rrjetë duhet ta fusin vetë. Me këtë ndeshje zhbëmë të gjithë atë që bëmë në Korçë. Është një brez që e përjeton futbollin përmes Instagramit. Është e papranueshme. Nuk janë si brezi jonë që jetonim me futbollin dhe e shihnim si një mënyrë që do të zgjidhte jetesën tonë. Nuk e konceptoj dot në trurit tim që në këto 4 muaj te Vllaznia, Bekim Balaj 32 vjeç stërvitet më shumë se një që është 17 vjeç”, tha Memelli në “MCN TV”. /zoom.al/