zoom

Slider

Shpërthen Lothar Matthaus: Si mund t’i jepet Messit “Topi i Artë”?!!

Lothar Mathaus thotë se vendimi për t’i dhënë “Topin e Artë” Leo Messi-t është i gabuar dhe aspak real.

“Për gjithë vitin Haaland ka bërë më mirë se Messi. Trofeu nuk është i merituar. Ky është demonstrimi se Botërori vlen më shumë se gjithçka. Sipas meje askush nuk ka bërë më mirë se Haaland, ai ka qenë më i miri në 12 muajt e fundit. Fitoi tituj të rëndësishëm me Cityn me rekord golash. Votimi është një farse, edhe pse unë gjithmonë kam qenë tifoz i Messit”, tha Mathaus, i cili e fitoi “Topin e Artë” në vitin 1990. /zoom.al/