zoom

Politikë

Shpallet data e zgjedhjeve në Rrogozhinë, ja kur do të mbahen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar datën 23 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës. Projektvendimi pritet të miratohet në mbledhjen që KQZ do të mbajë të hënën.

Më 15 qershor Kolegji Zgjedhor duke marrë në shqyrtim ankimimin e bërë nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve vendore për bashkinë e Rrogozhinës.

Bashkia Kukës do të ketë gjithashtu zgjedhje, pas skandalit të kryebashkiakut Safet Gjici, por data nuk është vendosur ende.