Aplikacion
Futbollisti i Nice në Ligue 1 në Francë, Alexis Beka Beka po kërcënon të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga ura Magnan.
Ekipet e zjarrfikëses, policia dhe psikologu kanë shkuar në vendngjarje duke shpresuar për një rezultat të mirë.
22-vjeçari ndodhet në autostradën A8, 100 metra mbi tokë, sipas kanalit francez të lajmeve BFMTV.

Beka Beka ka mbështetjen e zjarrfikësve dhe policisë në vendngjarje teksa po kërkojnë ta kthejnë futbollistin në siguri.
Mediat raportojnë se ai ka menduar të kryejë vetëvrasje për shkak të ndarjes nga e dashura.
Sipas “France Bleu Azur” forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe janë duke negociuar me futbollistin të heq dorë nga vetëvrasja. /zoom.al/
🚨 Urgent Attention Needed 🚨
It’s deeply distressing to hear that OGC Nice player Alexis Beka Beka is going through such a challenging time(trying to commit suicide). Let’s come together as a community to support him and ensure he gets the help he needs. If you or someone you… pic.twitter.com/1VNYhRgHiR
— Ccreative sky news (@Cskynews) September 29, 2023