zoom

Slider

Shmanget tragjedia në futboll, avioni me kombëtaren e Gambias pëson avari në fluturim (VIDEO/FOTO)

Skuadra e futbollit të Gambias të mërkurën u nis për në Bregun e Fildishtë përpara Kupës së Kombeve të Afrikës, por fluturimi mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë.

Një problem teknik detyroi avionin të bënte ulje emergjente, pas vetëm 9 minutash.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, stafi dhe lojtarët gëzojnë shëndet të plotë dhe janë kthyer në kryeqytetin e vendit, Banjul.

“Pas uljes, hetimet paraprake treguan se kishte humbje të oksigjenit në kabinë. Megjithatë, ekipi teknik i kompanisë operuese të fluturimit, Air Cote d’Ivoire, po vlerëson më tej situatën.

Çdo anëtar i delegacionit është i sigurt dhe me shëndet të mirë”, shkruajti në një deklaratë Federata e Futbollit të Gambias.

“Të gjithë mund të kishim vdekur. Të gjithë na zuri gjumi shpejt. Po kështu edhe unë. Pata ëndrra të shkurtra se si përfundoi jeta ime. Vërtet, vërtet. Pas nëntë minutash piloti vendosi të kthehej, sepse nuk kishte furnizim më me oksigjen.

Disa lojtarë nuk u zgjuan menjëherë pas uljes. Për pak u helmuam nga monoksidi i karbonit. Edhe gjysmë ore fluturim dhe të gjithë do të kishim vdekur”,- tha trajneri i Kombëtares, Tom Sedfier. /ZOOM.AL/