Aplikacion
Dy efektivë policie mbetën të vrarë gjatë të shtënave me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e djeshme në SHBA, Minneapolis.
Grupi i policisë u njoftua për disa të shtëna që dëgjoheshin pranë një pallati në lagjen Whittier, por pasi mbërritën në vendngjarje, plumbat u drejtuan drejt tyre.
Ata u kundërpërgjigjën duke qëlluar mbrapsht.
Gjatë të shtënave humbën jetën dy oficerë dhe u vra edhe autori.
Të plagosur mbetën edhe një oficer tjetër policie dhe një zjarrfikës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.