zoom

Slider

Shkarkimi i Jose Mourinho, ish-kapiteni i Romës favorit për t’u bërë trajneri i Klubit

Shkarkimi i Jose Mourinho, ish-kapiteni i Romës favorit për t’u bërë trajneri i Klubit

Daniele De Rossi është duke u rikthyer në klubin e tij pasi Roma vendosi të shkarkojë Jose Mourinhon si trajner.

Kapiteni legjendar i Giallorossi aktualisht është favorit për të zëvendësuar Jose Mourinhon si trajner i ekipit, raporton Sky Sport.

Roma do të zhvillojë një takim përfundimtar me De Rossin ditën e sotme. Së bashku me të, në stafin e tij, do të jenë edhe ish-futbollistët Guillermo Giacomazzi e Giampiero Pinzi.

Gjithashtu i  pranishëm do të jetë edhe një bashkëpunëtor tjetër Mancini. Kjo do të jetë puna e dytë si trajner për De Rossi pas një periudhe jetëshkurtër në SPAL në Serinë B.

Giallorossi pësoi humbje të njëpasnjëshme përpara shkarkimit të Mourinhos, ku e fundit ishte 3-1 me AC Milan në Seria A të dielën.

Roma ndodhet në vendin e nëntë në tabelë dhe pesë pikë larg vendeve të kualifikimit në Champions League.

Ka pasur vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e tyre të fundit të ligës së lartë.

Kontrata e Mourinhos ishte në fund të sezonit dhe deri në muajin e kaluar, kishte spekulime se ai do të nënshkruante një marrëveshje të re.

Ai u emërua trajner i Romës në maj 2021, më pak se një muaj pasi u shkarkua nga Tottenham Hotspur. Ai e udhëhoqi klubin në vendin e gjashtë në dy sezonet e fundit, por i kanë munguar lojtarët kryesorë për shkak të lëndimeve në këtë sezon – përfshirë Tammy Abraham dhe Chris Smalling.