Aplikacion
Në një kohë kur kabineti qeveritar “Rama” pësoi sot ndryshime, me shkarkimin e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe caktimit në vend të tij të Belinda Ballukut, vjen një reagim nga deputeti i PS-së, Erion Braçe.
Ky i fundit, i njohur për notat kritike edhe ndaj qeverisë së tij, nuk i ka kursyer ironitë.
Përmes një mesazhi në Facebook, Braçe shkruan se globi rrotullohet, duke të bërë kështu, të kujtosh faktin se edhe ai u shkarkua nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe në vend të tij u emërua Ahmetaj.
“RRETH E RRETH PERQARK,
GLOBI RROTULLOHET;
DITE ME DITE, RROTULLOHET!”, shkruan Braçe.

Si Lautaro shkaktoi skandal në dhomën e zhveshjes së Argjentinës


