zoom

Slider

Shitën bileta online 400 € për ndeshjen e Shqipërisë, Policia identifikon 4 persona

Shitën bileta online 400 € për ndeshjen e Shqipërisë, Policia identifikon 4 persona

Policia e Tiranës ka nisur procedimin në gjendje të lirë për katër shtetas në kryeqytet, të cilët reklamonin në rrjetet sociale dhe shisnin online me anë të mashtrimit bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Pas marrjes së informacionit, Policia ka nisur hetimin dhe ka arritur të identifikojë katër persona të cilët shisnin biletat online me çmime që shkonin deri në 400 euro.

Policia referoi materialet në prokuriri dhe nisi procedimin në gjendje të lirë të shtetasve S.A. 35vjeç, R.H., 22 vjeç, A. O., 31 vjeç dhe E. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Nga hetimi është vërejtur se këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi për të shitur bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, e cila do të startojë në orën 20:45 në stadium “Air Albania”. /zoom.al/