zoom

Ekonomi

Shifrat/ Thyhet miti, shqiptarët nuk preferojnë më Benz-in. E zëvendësojnë me Volkswagen

Shifrat/ Thyhet miti, shqiptarët nuk preferojnë më Benz-in. E zëvendësojnë me Volkswagen

Deri në nëntor të 2023-shit, në vend u regjistruan 69.493 mjete të reja duke shënuar kështu një numër rekord. Nga një vit më parë, janë blerë rreth 10 mijë mjete më shumë.

Pjesa më e madhe, 84% jaë autovetura dhe 7% motora. Pjesa tjetër janë mjete transporti të mëdha.

Sipas të dhënave që jep Drejtoria e Shërbimeve Rrugore, DPSHTRR, ka një zhvendosje të trendit dhe shqiptarët po blenë më shumë makina të reja dhe më të shtrenjta. Gjithsesi dominojnë përsëri mjetet +10-vjeçare. 11.3% e makinave të reja (rreth 7 mijë) janë të prodhuara 4 vitet e fundit. 10% (rreth 5 mijë) ajnë prodhuar 5-8 vitet e fundit, pra relativisht mjete të reja.

Vlera mesatare e regjistruar është mbi 1 mln lekë, 34% më e lartë  se në 2018-n.

Në rritje vazhdon të jetë edhe tregu i mjeteve elektrike, ndonëse jo me shumë shpejtësi. Deri në nëntor 2023 ishin regjistruar 3.037 mjete elektrike.

“Regjistrimi i autoveturave euro 5 e sipër është rritur me 81 % krahasuar me janar-nëntor 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse. 5.740 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi, 47 % më shumë krahasuar me 2021”, njofton DPSHTRR.

Mercedes-Benz ka rënë përfundimisht nga froni si firma e preferuar e shqiptarëve dhe është zëvendësuar me Volkswagen e cila mban vendin e parë rreth 25% e makinave të reja të blera këtë vit. Ndaj totalit vetëm 20% janë Benz. E treta në radhë qëndron Audi me 12.4%.

Nga një vit më parë vërehet një rritje e shpejtë e automjeteve që importohen nga Koreja.