zoom

Bota

Shifra tronditëse në Azinë Juglindore: 10 mijë njerëz mund të kenë vdekur nga tërmeti

Shifra tronditëse në Azinë Juglindore: 10 mijë njerëz mund të kenë vdekur nga tërmeti

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së jep të dhëna tronditëse për tërmetet shkatërrimtare që goditën Azinë Juglindore.

Sipas Shërbimit Gjeologjik, numri i viktimave si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike mund të arrijë deri në 10 mijë.

“Viktima të shumtë në numër dhe dëme të mëdha janë të mundshme dhe fatkeqësia ka të ngjarë të jetë e përhapur”, paralajmëroi agjencia federale.

Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.7, i ndjekur 12 minuta më vonë nga një goditje e dytë prej 6.4 rihter, goditi qendrën e Mianmarit.

Në Mianmar, bilanci zyrtar i fundit i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.7, i regjistruar mëngjesin e sotëm, është të paktën 144 të vdekur dhe 732 të plagosur.

Postime të lidhura