Aplikacion
Një tërmet me 7.7 ballë ka goditur Mianmar ditën e sotme. Tërmeti, me epiqendrën e tij 16 kilometra në veriperëndim të Saigang në Kinën qendrore, u regjistrua në orën 12:50 me orën lokale me një thellësi prej 17 kilometrash.
Tërmeti 7.7 ballë u shoqërua nga një tjetër pasgoditje me magnitudë 5.5 ballë. Goditja u ndje edhe në Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës fqinje, 1400 km larg, ku u shemb një rrokaqiell në ndërtim.

Të gjitha zyrat dhe dyqanet u evakuuan nga autoritetet. Në një video të publikuar nga një kantier, në zonën e Chatuchak, shihet ndërtesën duke u rrëzuar ndërsa punëtorët vrapojnë për të shpëtuar.
43 punëtorë raportohet se janë bllokuar nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë të gjallë. Nga shembja raportohet se ka edhe të lënduar.
Një xhami u shemb në Mandalay, duke vrarë të paktën 10 njerëz dhe duke bllokuar të tjerë nën rrënojat e ndërtesës.
Tërmetet e cekët si ky janë më të rrezikshëm se ata më të thellët sepse lëshojnë më shumë energji më afër sipërfaqes së Tokës, duke shkaktuar lëkundje më të forta dhe më shumë dëmtime në struktura.
Për shkak të përplasjes midis pllakave euroaziatike dhe indo-australiane, Mianmari është një zonë me një nivel të lartë rreziku sizmik.
View this post on Instagram
Nuredin Dumani edhe në sherret e Shkodrës, 200 mijë euro për të vrarë mikun e Ibrahim Licit