Aplikacion
Moderatorja Enxhi Nasufi ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me raportimet se ishte përfshirë në një konflikt që dyshohej se kishte degjeneruar në dhunë fizike me ish-kolegen e saj në “Wake Up”, Neada Muçajn.
Në një intervistë për RTSH, ajo u shpreh se e vetmja gjë që e ka prekur në këtë situatë ishte reagimi i mamasë së saj, ndërsa theksoi se ngjarjen e ka menaxhuar me qetësi.
“Meqë përmende portalet dhe gjithë zallamahinë e fundit, unë thjesht shkova në shtëpi dhe e përballova vetë. I thashë mamit: ‘Ka ndodhur kjo, kjo e kjo’, dhe u përpoqa ta minimizoja situatën. Ajo i kishte lexuar të gjitha. Vesha tutat, hoodie-n dhe i thashë: ‘Po iki në studio’.
I thashë: ‘Nuk ka ndodhur asgjë. Ti e di që jam kokëfortë, shumë e fortë. Duhet të punoj dhe çdo gjë që kam në plan do ta bëj. Nuk ka asnjë person dhe asgjë që mund të më ndalojë’,” u shpreh moderatorja.
Nuredin Dumani edhe në sherret e Shkodrës, 200 mijë euro për të vrarë mikun e Ibrahim Licit