zoom

Lajme

Pas sherrit Enxhi-Neada, zyrtarizohet moderatorja e re e “Wake Up”. Ja kush do t’i bashkohet Blendi Salajt në mëngjes

Pas sherrit Enxhi-Neada, zyrtarizohet moderatorja e re e “Wake Up”. Ja kush do t’i bashkohet Blendi Salajt në mëngjes

Pas largimit të moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj nga “Wake Up”, Blendi Salaj ka qenë i shoqëruar nga disa figura të njohura në prezantimin e mëngjesit – mes tyre Bora Zemani, Arjola Shehu, Heidi Baci etj.

Por sot është konfirmuar zyrtarisht se kush do të marrë vendin e moderatores së përhershme.

Gjatë transmetimit të mëngjesit të sotëm (e hënë, 1 dhjetor), Blendi njoftoi nga studioja se Heidi do të jetë prezantuesja zyrtare e “Wake Up”.

Nga ana e saj, Heidi shtoi:

“Është një aventurë e re për mua dhe jam shumë e lumtur që do e ndaj me ty, sepse kam një vlerësim shumë të madh.”

Me energjinë dhe prezencën e saj në ekran, Heidi pritet t’i japë një frymë të re mëngjesit në Top Channel, ndërsa publiku e mirëpriti lajmin me komente pozitive dhe kuriozitet për dinamikën e re të programit./ Zoom.al

Postime të lidhura