zoom

Ekonomi

Shërbimi i internetit në Shqipëri më i keq dhe më i shtrenjtë se në rajon

Shqipëria, ndonëse po zhvillon agresivisht shërbimet dhe infrastrukturën e saj digjitale, mbetet ende pas vendeve të tjera në rajon. Sipas indeksit të “Visual Capitalist” për cilësinë e jetës digjitale, i cili mat 5 tregues që vlerësojnë shërbimin e internetit në çdo shtet, Shqipëria është ndër të fundit.

Ndonëse në listën e përgjithshme ajo zë vendin e 68-të nga 121 vende, Shqipëria ka internetin më të shtrenjtë dhe me cilësinë më të keqe në rajon dhe jo vetëm, duke u renditur në vendin e 98-të dhe 79-të respektivisht.

Për infrastrukturën elektronike dhe zhvillimin/aksesimin e saj, Shqipëria mban vendin e 78. Për shërbimet publike digjitale, e-qeverisja vendin e 60-të dhe pozicionimin më të mirë e ka tek matësi i sigurisë elektronike, 48.

Serbia mban vendin e 50-të në botë për këtë indeks, ndërsa Maqedonia e Veriut vendin e 66-të. Të dy fqinjët kanë shërbim internet disa herë më të lirë se sa Shqipëria dhe më të mirë.

Vendet me cilësinë më të mirë të jetës digjitale në vitin 2023 janë kryesisht europiane, me të parën Francën. Izraeli ka pësuar një rënie te fortë nga vendi i parë vitin e shkuar, në atë të 17 sivjet.