Aplikacion
Ditën e sotme, 19 janar është parashikuar shembja e 3 ndërtesave në zonën e “5 Majit” për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit. Policia ka rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit.
Sali Berisha përmes një postimi në Facebook bën thirrje të ndalohet dhuna e narkopolicisë, sipas tij, ndaj banorëve që mbrojnë shtëpitë e tyre.
“Ndal terrorit të narkopolicisë ndaj banorëve që mbrojnë banesat e tyre në Bregun e Lumit! Sb”
Banorët e “5 Majit” kanë zhvilluar prej më shumë se 3 muajsh protesta dhe nuk kanë pranuar të lirojnë banesat, pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë. Por ditën e sotme, janë dorëzuar përballë shtetit dhe fadromat kanë filluar shembjen e shtëpive.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore