zoom

Bota

SHBA nuk ndalet, sekuestron një tjetër anije me naftë në Karaibe

SHBA nuk ndalet, sekuestron një tjetër anije me naftë në Karaibe

Shtetet e Bashkuara kanë vijuar aksionin për bllokimin e largimit të naftës nga Venezuela, duke sekuestruar një tjetër anije cisternë në Karaibe vetëm pak orë pas një operacioni të ngjashëm. Lajmi është konfirmuar nga Komanda Jugore e SHBA-së përmes një njoftimi në rrjetin social X.

Sipas autoriteteve amerikane, anija e sekuestruar konsiderohej pa shtetësi dhe dyshohet se ishte e përfshirë në aktivitete të paligjshme në ujërat e Karaibeve. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes Departamentit të Mbrojtjes dhe atij të Sigurisë Kombëtare.

Pas ndërhyrjes, anija është vendosur nën kontrollin e autoriteteve amerikane dhe aktualisht po shoqërohet drejt Shteteve të Bashkuara nga Roja Bregdetare.

Ky sekuestrim vjen pak orë pasi forcat amerikane ndaluan edhe një tjetër cisternë nafte, e cila operonte nën flamur rus dhe dyshohej se kishte lidhje direkte me Venezuelën. Dy operacionet brenda një kohe kaq të shkurtër sinjalizojnë një përshkallëzim të qartë të veprimeve amerikane për të frenuar tregtinë e naftës së Karakasit.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi ngarkesën apo destinacionin përfundimtar të anijeve, ndërsa pritet që hetimet të vijojnë në ditët në vijim./ Zoom.al

Postime të lidhura