zoom

Aktualitet

Sërish reshje shiu! Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për sot

Sërish reshje shiu! Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për sot

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme:

Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash, megjithatë nuk do të mungojnë intervale me kthjellime.

Reshjet e shiut parashikohen në mënyrë të herëpashershme prezente që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në qendër e perëndim reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme.

Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindja – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s.

Postime të lidhura