Aplikacion
Pak ditë pasi ishin ndryshuar, në raportin e radhës Policia e Kosovës ka njoftuar përsëri një rast vandalizmi në Leposaviç.
Një serb dyshohet se ka dëmtuar dy tabela të trafikut. Policia tha se është arrestuar i dyshuari, për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut.
“Autori me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, sqaronte policia.
Lidhur me rastin, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se fillimisht janë ndaluar 4 persona të dehur.
“Katër persona i kemi ndaluar fillimisht, që të gjithë të dehur. Në fund dy personave ju janë shqiptuar tiketa për dehje në vend publik, një i dyshuar për vandalizëm (kundërvajtje) dhe një ka mbetur dëshimtar. Asnjëri nuk është arrestuar”, tha Elshani.
Ai konfirmoi se shenjat e trafikut që janë dëmtuar janë tabelat e vendbanimeve që janë vendosur së fundi. Të enjten tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik në veri të Kosovës, janë zëvendësuar me tabela dygjuhëshe, në gjuhën shqipe dhe atë serbe, por me alfabet latin. /ZOOM.AL/