zoom

Politikë

Sazani i jepet dhëndrit të Trump për resort, kryebashkiaku i Vlorës: S’kam detaje të projektit

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka reaguar për herë të parë pasi u bë publik projekti i dhëndrit të Donald Trump për të marrë ishullin e Sazanit.

Kryebashkiaku Dredha e ka konsideruar një çështje “jo të nxehtë” dhe pa impakt për komunitetin, duke ironizuar se “nxehtë është kur ka shumë diell”.

Ai theksoi se nuk ka dijeni të detajeve të projektit, por që mirëpret çdo investim që i jep ekonomi qytetit.

“Nuk e kuptoj pse komentohet si e nxehtë. Në fakt nxehtë është gjithë koha, kur ka shumë diell ose kur ka ndonjë gjë ka impakt në komunitet.

Duam sa më shumë investime në qytet, ashtu siç i takon nivelit të vizitorëve që ne duam të thithim në Vlorë. Varet si e kemi ne vizionin, duam ta zhvillojmë në mënyrë të qëndrueshme, të zhvillojmë pa prishur. Koha do ta tregojë sepse edhe unë nuk i kam detajet e projektit, mirëpresim çdo gjë që i jep ekonomi qytetit”, u shpreh kryebashkiaku Dredha.