Aplikacion
“Rama ik, poshtë diktatura” ishin thirrjet e të pranishmëve, teksa Salianji tha përpara tyre se shumë shpejt edhe dita e demokratëve do të vijë.
“Kjo betejë nuk përfundon këtu. Nuk është e lehtë. Shumë demokratë kanë vuajtur represionin e kësaj qeverie, përmes vjedhjeve, doganave, policisë, varfërisë, banditëve. Ne do t’i çmontojmë. Dita e demokratëve do të vijë”, tha Salianji.
Ai u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen “Babalja” dhe pritet ta vuajë dënimin në burgun e Fierit.
Salianji pritet të kryejë dënimin e tij në burgun e Fierit.
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore