Aplikacion
Baldushku, zona tradicionale për prodhimin e gjelit të detit, është ngjallur këto ditë nga kërkesa e shtuar për këtë shpend simbolik të tryezave festive të fundvitit. Banorët dhe fermerët lokalë tregojnë se çmimet e këtij produkti variojnë nga 1.000 lekë kilogrami për gjelin e detit deri në 1.200 lekë kilogrami për pulën, por konkurrenca nga produktet e importuara po vështirëson tregun.
“Shpendët shiten nga 10 mijë deri në 12 mijë lekë për kilogram. Mishi është i mirë, pulat janë rritur me ushqim bio. Por fitimi nuk është ai që prisnim”, shprehet një fermer i zonës për “Report TV”.
Ai thekson se për të arritur këto standarde, investimi dhe kujdesi për shpendët fillojnë deri tetë muaj përpara sezonit të festave.
Fermerët tregojnë se duhet të përballojnë jo vetëm kostot e rritjes dhe ushqimit, por edhe konkurrencën e pandershme nga importi. Shpendët e ardhur nga jashtë, sidomos nga Greqia, janë më të lirë, duke e bërë të vështirë për produktin lokal të qëndrojë konkurrues në treg.
“Kërkesa është e lartë, sidomos për pulën e detit, por gjeli shpesh shitet më shumë për peshën e tij. Një gjel mund të arrijë deri në 9-10 kilogramë, ndërsa pula është më e vogël, rreth 5 kilogramë. Në treg ata e blejnë më lirë dhe na vënë në siklet, pasi kemi investuar muaj të tërë për ta rritur”, shprehet një tjetër fermer./ Zoom.al
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit kallëzohet në polici për kanosjen e zyrtares së lartë