Aplikacion
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në parlament për paraqitjen e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
“Më e mira do kishte qenë sot për një herë të vetme të pushonte avazi i vjetër. Si duket humbësit kronikë të humbasin as këtë rast të bëjnë atë gjë, të humbin përsëri rastin duke vazhduar të dini shqiptarët nuk blejnë asgjë tjetër se mishërojnë vetëm humbjen në të gjitha format e saj. Kishit mundësi të deklaroni fitoren, sepse gjithnjë fitoni për mua me radhë thatë se Amerikan do më bënte gjyqin që të ktheheni në ato karrige ku nuk do ktheheni kurrë. E paralajmëruar se do më thërritni në Amerikë me 20 janar për tu paraqitur në Prokurori, e vulosët fitoren kur morën Maduron dhe thatë se ishte vetëm provë gjeneralë e ushtrisë amerikane për kapjen e Ramaduros”, tha kryeministri.
Rama vijoi të tallet me opozitën pas përfundimit të fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha.
“Se denoncuat një komplot në kurriz të shqiptarëve, se bashkë me 1 miliardët që do merrja unë nga taksat për të shkuar atje, se ju kujtoni se Amerika blihet siç doni ta blini ju me ato milionat tuaja që u’a japin patriotët. Sepse janë disa patriotë atje që shesin hamburgerë dhe ju japin juve para që të shpëlani atë që nuk shpëlahet.”, tha Rama.
Duke ironizuar opozitën, Rama tha: “Falë jush palestinezët nuk do vijnë nga Gaza në Shqipëri, por ju do ta çoni në SPAK, çështjen e kampusit të Universitetit të Durrësit, sepse njëri nga ju tha se 2 milionë palestinezë do vendosen në kampus.”
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit