zoom

Aktualitet

Rrumbullaku i shkurton 5 agjentë Antidrogës Tiranë pas dy operacioneve, shtohen 10 tek Përgjimet

Pas dy operacioneve të zhvilluara në harkun kohor të pak muajve, Sektori i Narkotikëve në Policinë e Tiranës, ka nisur me shkurtimet e organikës.

Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, e cila i ka hequr Antidrogës të paktën 5 specialistë, nga 15 që kishte në total.

Urdhri raportohet se mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ku ndër të tjera vihet re se në kuadër të ristrukturimit, shkurtime kanë pësuar dhe struktura të tjera të policisë në kryeqytet, mes tyre dhe 5 Komisariate.

Gjithashtu bie në sy se forca operacionale ka shtuar në organikë 10 specialistë, të cilët do të merren me përgjimet ambientale për hetime të ndryshme proaktive. /ZOOM.AL/