Policia e Shtetit ka zyrtarizuar një sërë emërimesh të reja në drejtimin e komisariateve në Tiranë dhe rrethe. Në kuadër të riorganizimit, janë bërë këto ndryshime:
- Idriz Daulle, nga zëvendësdrejtor për Rendin në DVP Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.
- Besmir Qebini, më parë Shef i Komisariatit nr. 5, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
- Bekim Lika, nga Komisariati i Kukësit, kalon në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër.
- Ermal Kenaçi është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
- Feliks Hoda merr drejtimin e Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.
- Ervis Gjoshi, më parë në krye të Komisariatit nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në DVP Tiranë.
- Robert Losha është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
- Elton Shahini është caktuar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.
Këto lëvizje vijnë si pjesë e një ristrukturimi për të forcuar performancën e strukturave të rendit dhe për të rritur efikasitetin në menaxhimin e situatave në territor./ Zoom.al
Postime të lidhura