Aplikacion
Nga Zoom.al
Bastisjet dhe arrestimet në nivelet më të larta të diplomacisë europiane, me ndalimin e ish -shefes së politikës së jashtme europiane, Federica Mogherini dhe Stefano Sannino, e kanë tronditur selinë e Bashkimit Europian në Bruksel. Por tani duket sikur hetimet mund të prekin edhe Shqipërinë. Sali Berisha u kërkoi autoriteteve belge të hetojnë një “kontratë të fshehtë” që sipas tij Federika Mogherini, rektorja e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, ka me kryeministrin Edi Rama.
Por ndërsa dyshimet se Berisha po përpiqet të përfitojë politikisht nga skandali i Mogherinit, për shkak të miqësisë së saj me Ramën, pyetja që po bëhet këto orë të para në Tiranë është se sa shumë miq të kryeministrit shqiptar po përfundojnënë pranga nëpër botë.
Skandali që përfshiu Mogherinin nuk është i izoluar kur flitet për rrethin ndërkombëtar me të cilin Rama është afishuar publikisht ndër vite. Shembujt janë të shumtë.
Mogherini, duket sot si një model që përsëritet. Lista e gjatë e figurave ndërkombëtare të cilat Rama i ka promovuar, vlerësuar ose konsideruar aleatë, por që më pas kanë përfunduar në ndjekje penale apo hetime për korrupsion, ngre pyetje të mëdha për kriteret e tij të afërsisë diplomatike.
Megjithatë asgjë nuk është e çuditshme kur bëhet fjalë për Edi Ramën. Ai ka pritur në zyrë edhe shqiptarin me biznese në Meksikë, Kanada e Shqipëri, Luftar Hysa, që SHBA e futi në listen e zezë së bashku me familjarët e tij, për shkak të informacioneve se ai pastronte paratë e kartelit më të madh të drogës në botë, atij të Sinaloas, në Meksikë.
Ai është përgjuar gjithashtu, siç treguan publikimet e gazetës gjermane Bild duke folur me persona me precedent penalë dhe s’i ka mohuar kurrë lidhjet me ta.
Lidhjet me këta personazhe janë të dokumentuara, ndërsa opozita e akuzon edhe për lidhje të drejpërdrejta me grupet më të rrezikshme kriminale në vend. /Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari