zoom

Bota

Në hetim për mashtrim me fondet e BE, arrestohet në Bruksel, Federica Mogherini

Në hetim për mashtrim me fondet e BE, arrestohet në Bruksel, Federica Mogherini

Ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini është arrestuar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshin Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së, raportuan mediat belge.

Mogherini është aktualisht Rektore e Kolegjit të Evropës dhe ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme.

Sipas gazetës belge “Le Soir”, sot u kryen kontrolle në shërbimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Evropës në Bruges.

U arrestuan gjithsej tre persona: përveç Mogherinit, Stefano Sannino, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Drejtor i Përgjithshëm aktual i Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet e Mesdheut të Komisionit Evropian, dhe një menaxher nga Kolegji i Evropës.

Postime të lidhura