zoom

Stil

Rrit fuqinë e trurit/ Zbuloni çfarë ndodh nëse pini çdo ditë një filxhan çaj

Lajm i mirë është për të gjithë adhuruesit e çajit. Është momenti që ju të përfshini çajin në dietën tuaj pasi ka përfitime shëndetësore.

Sipas një studimi, çaji mund të rrisë fuqinë e trurit dhe të përmirësojë performancën në detyrat krijuese.

Studiuesit e udhëhequr nga Universiteti i Pekinit kryen eksperimente për të parë nëse pirja e çajit mund të përmirësojë aftësitë tona për të kryer të ashtuquajturin mendim konvergjent.

Gjetjet sugjerojnë se pirja e zakonshme e çajit mund të vijë me përfitime njohëse.

Studiuesit e realizuan studimin e tyre me 100 persona, të cilët iu sugjeruan të pinë çaj teksa zgjidhnin fajlëkryqet apo zgjidhnin gjëegjëzat, të vendosura në shkallë të ndryshme vështirësie.

Ekipi zbuloi se ata që pinin çaj performuan më mirë se ata që pinin ujë kur vendosën një detyrë krijuese me një nivel të lartë vështirësish.

Për më tepër, u zbulua se çaji ishte i lidhur me zgjidhjen më të vazhdueshme të problemeve pasi personat që e provuan kaluan më shumë se gjysmën e vështirësive.

Përveç kësaj, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit në grupin e çajit ishin më të lumtur dhe më të interesuar në detyrë sesa ata në grupin e ujit.