Aplikacion
Ronela është shprehur se tani ajo nuk është duke flirtuar me askënd dhe se e ka shumë të vështirë të bjeri në dashuri për shkak të moshës.
Eni Shehu: Ty të ka ndodhur në ndonjë ambient artistik të njihesh dhe të flirtosh apo të kesh marrëdhënie me kolegë ose…
Ronela Hajati: Njerëz jemi, (qesh). Po më ka ndodhur.
Eni Shehu: Jo ajo historia që dimë të gjithë, tjetër.
Ronela Hajati: Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare, sa kam nisur këto koncertet e para, absolutisht që më kanë ngacmuar 80% e estradës, edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Çfarë ka qenë e kanë ngritur njerëzit.
Eni Shehu: Ndonjë lidhje në Big Brother do e kishe menduar apo do e kishe përjashtuar?
Ronela Hajati: Të gjithë njerëzit thonë nuk e besoj, por nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë. Jam në një fazë që e shoh një çikë të vështirë këtë rënien në dashuri, tani në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por sikur snuk shumë, kupton.
Disa vite me parë Ronela Hajati u përfol për një lidhje dashurie me Young Zerkën.
Edhe pse ata prej vitesh rrinin gjithë kohën bashkë, në të gjitha intervistat, marrëdhënien e tyre e cilësuan thjesht si miqësi dhe bashkëpunim. Kur vendosën të bashkëpunonin për projektin e tyre muzikor, ata kishin një vit që përfliteshin për lidhje dashurie, por që përpiqeshin ta mbanin të fshehtë.
Më pas çifti u vu re se i kishin prishur marrëdhëniet e tyre pasi nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe nuk bënin as dalje pubike më bashkë.