zoom

Slider

Ronaldinho komenton yjet e rinj të futbollit: Leao më gëzon shumë kur e shoh, Mbappe kampion

Ronaldinho komenton yjet e rinj të futbollit: Leao më gëzon shumë kur e shoh, Mbappe kampion

Rafael Leao këtë sezon ka marrë më shumë përgjegjësi te Milan, ndërsa klubi i rinovoi kontratën dhe i dhuroi fanellën me numrin 10.

Një numër që sipas legjendës Ronaldinho, portugezi e meriton plotësisht. Ish-sulmuesi thotë se Leao e gëzon kur luan futboll.

Ndër të tjera, Ronaldinho shprehet se Leao mund të jetë vendimtar në ndeshje ashtu sikurse është Mbappe.

Rafa – “Leao është personi i duhur për të veshur fanellën me numër 10 te Milani. Është një lojtar që më gëzon shumë kur e shoh të luajë dhe mendoj se kështu ndjehen edhe ata që e shijojnë futbollin. Loja e Leaos është e bazuar te kënaqësia, ai mund të bëjë diferencën në çdo moment”.

Mbappe – “Ai është një tjetër kampion që mund të vendosë ndeshje, ashtu siç theksova për Leaon. Këta janë futbollistë që tërheqin njerëz në stadium, janë lojtarë që mbushin impiante apo që i bëjnë njerëzit të qëndrojnë të “ngulur” para ekraneve”, u shpreh Ronaldinho. /zoom.al/