zoom

Slider

Roma fiton finalen, Kumbulla dhe Mourinho ngrejnë trofeun në “Air Albania”

Roma ka ngritur trofeun e Conferencë League. Verdhekuqtë fituan në “Air Albania” përballë Feyenoordit me një gol të Nicolo Zaniolo, i cili u bë edhe heroi i ndeshjes.

Në podiumin e fituesit u ngjit edhe mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, I cili pati mundësi që të ngrejë trofeun.

Pasi ngritën kupën, lojtarët e Romës nisën festën në fushë, ndërsa nuk mungoi as përshëndetja për tifozët e shumtë që kishin ardhur në Tiranë për të ndjekur skuadrën e tyre.