zoom

Aktualitet

Babai mbeti në qeli për përdhunim, ekspertiza nxjerr blof 15-vjeçaren. Vajza: S’më jepte telefonin!

Gjykata e Durrësit nuk e ka lehtësuar masën për babanë e denoncuar për abuzim seksual (incest) nga vajza e tij e mitur, në seancën e mesditës së sotme që u mbyll me debate të forta.

Por tani rezulton se ishte një denoncim i rremë nga inati për një telefon dhe agresivitetin e shfaqur nga 48-vjeçari, e pretenduar si dhunë në familje.

Vajza 15-vjeçare nga Kavaja, del nga ekzaminimi mjeko-ligjor e paabuzuar seksualisht dhe kjo iu përcoll Prokurorisë. Bledar Rako u ndalua dy ditë më parë dhe mohoi akuzat e ngritura, duke thënë se e bija kishte sajuar qëllimisht kallëzimin pas konflikteve në familje. Në seancën e sotme ai mori avokatin e tij, duke refuzuar atë kryesisht, teksa pretendoi pafajësinë.

Në dëshminë e dytë pas ekspertimit, vajza mësohet se ka thënë një tjetër version:

“Babai më kishte marrë telefonin, ndaj e denoncova. Gënjeva se nuk më jepte telefonin babai”, u shpreh ajo pasi u pyet pse veproi me kallëzim.

Kurse avokati mbrojtës tha se vajza nuk është abuzuar, e mbështetur edhe në ekspertim, teksa kërkoi lirimin e menjëhershëm të Rakos.

Gjykata nga ana tjetër nuk i jep urdhër mbrojtje vajzës dhe nënës. Në seancën për urdhër mbrojtje, ato i kërkuan falje Bledar Rakos dhe kërkuan që ai të lirohej nga burgu dhe nga akuzat. /ZOOM.AL/