Aplikacion
Trupat ushtarake të IDF njoftuan se kanë gjetur trupat e pajetë të 3 pengjeve të tjera izraelite, që ishin rrëmbyer nga Hamasi 7 tetorin e kaluar.
Bëhet fjalë për shtetasit Hanan Yablonka, Michel Nisenbaum dhe Orion Hernandez. Mësohet se ata u gjetën në Jabalya në veri të Gazës.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi ushtarak, duke shtuar se 3 pengjet ishin vrarë që më 7 tetor dhe u dërguan në Gaza.
Teksa ushtria vijon sulmin dhe pushtimin ndaj Rafahut, duke bombarduar nga toka dhe ajri, teksa numri i viktimave rritet. /ZOOM.AL/


