zoom

Aktualitet

Punonjësi i Gardës plagos veten me armën e shërbimit, shkon në QSUT me plagë në dorë dhe këmbë

Një 28-vjeçar plagosi veten me armë pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, i riu është punonjës i Gardës së Republikës dhe është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Ai ka qënë duke pastruar armën dhe i është shkrepur padashje. Plumbi e ka kapur në dorë dhe në këmbë.

I riu ka shkuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po heton për rrethanat e ngjarjes.