zoom

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur nëna kërkon Fabjol Ibraliun pas aksidentit: S’është gjallë ai

Pamjet e mëposhtme janë drithëruese dhe tregojnë momentin kur nëna e 22-vjeçarit Fabjol Ibraliu kërkon trupin e këtij të fundit.

Pasi u njoftua se djali i saj, duke udhëtuar me makinë me shpejtësi tej normave të lejuara, kishte dalë nga rruga në aksin Lushnjë-Rrogozhinë duke përfunduar poshtë banesave, nëna e 22-vjeçarit nisi kërkimet së bashku me forcat e policisë në orët e natës.

Në video ajo duket e traumatizuar dhe mes lotësh dëgjohet kur ulëret: “Nuk është gjallë ai”.

Trupi i pajetë i Fabjol Ibraliut u gjet mëngjesin e sotëm.

Ai u përplas fillimisht me disa makina të tjera dhe më pas përfundoi në shkurre, pranë rrugës kryesore.