zoom

Aktualitet

E rëndë në Maliq/ Familjarët gjejnë të pajetë 64-vjeçarin. Çfarë thotë policia

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e kësaj të premteje në Maliq.

Një 64-vjeçar u gjet i pajetë nga familjarët e tij, në afërsi të shtëpisë.

Sipas policisë, ai dyshohet se është vetëvarur për shkaqe ende të pazbardhura.

“Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftoi Policia e Maliqit.