zoom

Bota

“Ka shumë të çara, dheu mund të shembet në çdo kohë” – Si është të jetosh me vullkanet në Islandë?

Islanda e krijuar dikur nga vullkanet, po kthehet gjithnjë e më shumë në një magnet turistik. Njerëzit udhëtojnë atje për të parë natyrën unike të vendit.

Gejzerët, pishinat e nxehta dhe sigurisht vullkanet, ku dhjetëra prej tyre janë ende aktivë.

Është sikur të hedhësh vështrimin në brendësi të Tokës. Magma e nxehtë 1000 gradë celsius është duke u ngjitur lart. Svartsengi – lugina e Zezë, e quajnë njerëzit e ishullit këtë sistem vullkanesh. Ka muaj që kjo zonë është e trazuar.
Tërmetet dhe llava përbëjnë rrezik për qytetin Grindavik, që ndodhet pak kilometra larg. Njerëzve iu desh të largoheshin prej tij.

Jón Ólafur Sigurðsson ka lindur dhe është rritur këtu. Bashkë me të ne kthehemi për të qëndruar disa orë në qytetin e Grindavikut.

Ashtu si shumë banorë të ishullit edhe Jón vazhdon të presë që shteti të bëjë një ofertë për t‘ia blerë shtëpinë. Kthimi në qytet nuk është i sigurt, sepse rreziku vjen nga thellësia.

Gjeologia Erna Ósk Arnardóttir punon në Grindavík. Bashkë me një koleg të saj ajo kërkon të bëjë matje të dëmeve nëntokësore. Para se të fillojnë ata të dy lidhen me një kabëll sigurie.

Ne jemi duke punuar në një zonë shumë të rrezikshme. Këtu toka ka shumë të çara. Dheu mund të shembet në çdo kohë. Prandaj duhet të kemi shumë kujdes. Po të shohim një krisje ne ecim me shumë kujdes mbi të. Për të qenë të sigurt.

03:18
Pastaj fillon puna. Me këtë makineri të vogël ata dërgojnë në tokë impulse radari. Kështu ata masin tokën që kanë nën vete, shtresë për shtresë. Dhe zbulojnë zgavra dhe të çara. Gjeologia mendon se është e rrezikshme të kthesh njerëzit që të jetojnë këtu: “Të çarat rriten përditë. Janë duke u rritur madje edhe tani që ne ndohemi këtu. Çdo lëvizje, çdo tërmet i vogël e keqëson edhe më shumë gjendjen.“

Për të bërë regjistrimin e gjithë dëmeve, atyre do u duhen ende shumë javë. Dhe, mund të ketë ende dëme të tjera. Sepse zona e vullkanit vazhdon të jetë aktive.

Fotografi Marco di Marco vjen rregullisht tek krateri. Siciliani bën fotografime dhe xhirime për stacionet televizive nga e gjithë bota: “Ne përpiqemi të afrohemi sa të jetë e mundur në mënyrë që të qëndrojmë në një pikë të sigurt. Ne bëjmë kujdes të madh. Sepse për ndryshe nuk do të kishte kuptim.“

Para nesh ndodhet fusha e gjigande e llavës. Ajo lëviz ngadalë. Aq ngadalë saqë ne mund të ofrohemi me kujdes edhe pak më shumë: “Çudi e madhe. Edhe borë, edhe kjo llavë e nxehtë, çudi apo jo? Është gjithnjë një përjetim i veçantë të jesh këtu. Sidomos kur e sheh për herë të parë.“

“Unë shpesh i them vetes se kësaj here do të qëndroj vetëm disa minuta. Por në fund bëhen 2-3 orë. Dhe nuk e ndien fare si kalon koha. Është hipnotizuese. Dhe e mrekullueshme!“/ DW