zoom

Aktualitet

Rihapet tuneli i Llogorasë, dynden makinat që në orët e para (VIDEO)

Rihapet tuneli i Llogorasë, dynden makinat që në orët e para (VIDEO)

Pasi qëndroi i mbyllur për 7 muaj për përfundimin e punimeve, tuneli i Llogorasë është rihapur mëngjesin e kësaj të shtune për qarkullim.

Qytetarët janë grumbulluar përpara tunelin orën 09:00, në pritje për të kaluar, duke krijua radhë.

Tuneli, me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, do të jetë pa pagesë për të gjithë drejtuesit e mjeteve gjatë sezonit turistik, deri më 15 shtator.

Ky aks rrugor shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati drejt Palasës, e cila më parë kërkonte rreth 30 minuta, tani përshkohet për vetëm 7 minuta.

Struktura përfshin një tunel kryesor dhe një tunel emergjence, të lidhur mes tyre nga 11 korridore ndërlidhëse përgjatë gjithë gjatësisë. Shpejtësia e lejuar në tunel është rreth 80 kilometra në orë./ Zoom.al

Postime të lidhura