zoom

Lajme

Rezart Veleshnja në një lidhje dashurie, publikon momentin romantik me partneren

Rezart Veleshnja në një lidhje dashurie, publikon momentin romantik me partneren

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, duket se po jeton një periudhë të lumtur në jetën e tij private.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ai ka lënë të kuptohet se është në një lidhje dashurie. Në videon e ndarë me ndjekësit, Rezart Veleshnja shfaqet brenda një automjeti duke mbajtur dhe puthur me përkëdheli dorën e një vajze.

Edhe pse ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin apo fytyrën e partneres, gjesti romantik është interpretuar si një konfirmim se zemra e aktorit është tashmë e zënë.

Rezart Veleshnja nuk ka dhënë detaje të tjera për marrëdhënien e tij, por postimi ka ngjallur menjëherë reagime dhe kureshtje mes ndjekësve, të cilët po pyesin se kush është vajza që i ka fituar zemrën.