Aplikacion
Ulje e TVSH-së në 15% dhe rikthimi i taksës së sheshtë 10%”. Këto janë dy nga pikat e programit të Partisë Demokratike, që sipas kryetarit Sali Berisha do i japin frymëmarrje ekonomisë shqiptare.
Gjatë takimit komsultativ me temë: “Hartimi i një platforme për një zhvillim ekonomik të qendrueshëm”, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e biznesit, Berisha u ndal edhe te taksat në sektorin e ndërtimit, duke premtuar ndryshime rrënjësore fiskale.
Berisha premtoi edhe ulje të masës së sigurimeve shoqërore, si dhe mbrojte të biznesit që preken nga luhatjet e kursit të këmbimit.
Përfaqësuesit e biznesit shprehën nevojën për ndërhyrje në drejtim të sigurisë juridike, ndërmarrjen e një reforme të thellë në sektorin bujqësor apo uljen e taksës së shitjes së pronës.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka përkrahu propozimin e PD-së për ulje në masën 2%, edhe pse sipas tyre edhe ulja në 5% do të ishte e mjaftueshme për t’i dhënë frymëmarrje tregut të pasurive të paluajtshme.