Aplikacion
Ditën e diel, territori i vendit do të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i vranët në shumicën e zonave, ndërsa vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokalisht me intensitet mesatar.
Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore, reshjet parashikohen të jenë më të theksuara, në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në relievet e larta malore, veçanërisht në Alpe, priten reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 12 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare do të forcohet, duke arritur deri në 24 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 5–6 ballë.
Për shkak të këtyre kushteve atmosferike, qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat ku priten reshje intensive dhe shtrëngata. Drejtuesit e mjeteve duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, ndërsa banorët e zonave malore të jenë të përgatitur për rënie bore dhe ulje të temperaturave. Gjithashtu, rekomandohet shmangia e lundrimeve në det për shkak të valëzimit të lartë dhe ndjekja e njoftimeve zyrtare të autoriteteve për çdo përditësim të situatës./ Zoom.al
Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj