Aplikacion
Shefi i famshëm dhe bashkëthemeluesi i restorantit ndërkombëtar Noma, René Rexhepi njoftoi të mërkurën se ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij në restorantin e Kopenhagen pas akuzave për dhunë fizik dhe psikologjik të stafit.
Ky vendim vjen pas raportimit të New York Times, duke treguar se Rexhepi kishte goditur punonjësit, i kishte thumbuar me mjete kuzhine dhe i kishte përplasur në mure.
Raporti përshkruante gjithashtu një “model ndëshkimi fizik” dhe pasoja të qëndrueshme psikologjike për të punësuarit, përfshirë intimidim, turpërim të trupit dhe tallje publike. Shefi thuhet se i kishte kërcënuar punonjësit me bllokimin e karrierës, deportimin e familjarëve dhe shkarkimin e anëtarëve të familjes nga vende të tjera pune.
Në një postim në Instagram, Rexhepi njoftoi vendimin e tij.
“Kam vendosur të tërhiqem dhe të lejoj udhëheqësit tanë të jashtëzakonshëm që të drejtojnë restorantin në kapitullin e ardhshëm. Kam punuar për të qenë një udhëheqës më i mirë dhe Noma ka bërë hapa të mëdhenj për të përmirësuar kulturën gjatë viteve. E kuptoj që këto ndryshime nuk riparojnë të kaluarën. Një kërkesë faljeje nuk mjafton; unë marr përgjegjësi për veprimet e mia”, tha ai./ Zoom.al