zoom

Slider

Reali beson te Mbappe, por Al Khelaifi paralajmëron “Los Blancos” për francezin

Çfarë do të ndodhë me Kylian Mbappé? A do të qëndrojë te Paris Saint-Germain apo do të fluturojë, siç duket, drejt Madridit, për t’iu bashkuar Realit, në fund të këtij sezoni?

Presidenti i klubit parizien, Nasser Al Khelaifi, u fokusua tek “ylli” francez në një intervistë për median polake: “Kylian Mbappé është një lojtar i PSG-së. Ai e do këtë klub. Është një lojtar fantastik, më i miri në botë. Ne jemi të lumtur që e kemi dhe do ta kemi ta kemi më gjatë”.

Numri një i PSG-së iu përgjigj gjithashtu një pyetjeje për mbi interesimin e mundshëm për Robert Lewandoëskin, përpara se ky i fundit të kalonte te Barcelona:

“Politika ime është të mos flas për lojtarë që nuk janë te PSG dhe për transferime që do të ndodhin ose duhet të kishin ndodhur. Por nuk është sekret që Roberti është një sulmues fenomenal. Çdo klub i madh në botë e ka ditur dhe në një moment ka menduar për blerjen e tij. Por Lewandowski është në Barcelonë sot dhe unë e respektoj këtë. Ju, polakët, duhet të jeni krenarë që ai është një makinë goli dhe një djalë i mire. Jemi takuar dhe unë mund të flas vetëm mirë për të”. /zoom.al/